U arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit, lirohen policët e burgut të Peqinit

schedule14:03 - 25 Janar, 2024

schedule 14:03 - 25 Janar, 2024

Policët që u arrestuan pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë, Arben Lleshi, janë lënë të lirë.

Vendimi është dhënë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm. Mësohet se për shtatë prej efektivëve është dhënë vendimi “Arrest shtëpie”, ndërsa për pesë të tjerë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë autorin e vrasjes së Arben Leshit është dhënë vendimi “arrest në burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e këtij burgu të sigurisë së Lartë me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që 28 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Emrat-masa:

Qani Muça “arrest shtëpie”

Nikolin Gjonpalaj “arrest shtëpie”

Fatos Pire “arrest shtëpie”

Ilir Balla “arrest shtëpie”

Genci Muça “arrest shtëpie”

Indrit Dubali “arrest shtëpie”

Klement Haka “arrest shtëpie”

Erjon Çela “arrest shtëpie”

Florenc Mile detyrim paraqitje

Kamber Hoxha “detyrim paraqitje”

Vilson Shima “detyrim paraqitje”

Arben Dulellari “detyrim paraqitje”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!