Nesër opozita mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore. Opozita ka vendosur që grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Nga PD do të jenë pjesë e grupit Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.
Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune. LSI ka caktuar 3 përfaqësues të cilët do jenë Ilirjan Muho, Muharrem Çakaj dhe Silva Cakaj; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.
Ekspertët zgjedhore të opozitës së bashkuar nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Reformës Zgjedhore që do të zhvillohet në Kuvend.
Mesditën e të mërkurës, Lulzim Basha zhvilloi një takim në selinë blu me aleaten e tij të LSI, Monika Kryemadhi e cila në fund të takimit për ABC News sqaroi se opozita po punon për paraqitjen e drafti të saj për Reformën Zgjedhore.
Një ditë më parë aleatët e opozitës kërkuan që ekspertët zgjedhore të Partisë Demokratike të merrnin pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet në Kuvend./abcnews.al