Jonuz: Fitore e merituar, jam unë komandanti i Vllaznisë!

schedule18:18 - 23 Tetor, 2019

schedule 18:18 - 23 Tetor, 2019

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka folur për Supersport pas ndeshjes kundër Flamurtarit, ku u shpreh shumë i lumtur për fitoren. Në fjalën e tij, tekniku tha:

NDESHJA – “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi luanim jashtë shtëpisë pas ndeshjes me Partizanin. Kjo ndeshje ishte e barabartë dhe rezultati po shkonte drejt barazimit. Kjo sfidë ishte më shumë psikologjike. Flamurtari ka ekip të mirë, disa lojtarë të shkëlqyer, por pas kartonit të kuq, fola në dhomat e zhveshjes se si të luajmë në pjesën e dytë. Bëmë disa ndryshime”.

FORMACIONI – “Do të luajmë me Laçin, është shumë e vështirë të luajnë të njëjtët futbollistë. Do të bëjmë ndryshime gjithmonë. Sot aktivizova lojtarë të rinj dhe jam shumë i gëzuar që fituan, pasi ishte një sfidë shumë e vështirë. Duhet të fitojmë sa më shumë, pasi deri më tani kemi vetëm 15 pikë. Në fund të ndeshjes, nuk është e rëndësishme 2-1 apo 3-1, por vetëm të marrim tre pikët. Kjo është e rëndësishme për Vllazninë”.

OBJEKTIVI – “E kam thënë më përpara, mos shikoni renditjen, çdo gjë është abstrakte. Gjithçka mund të ndryshojë me një fitore apo humbje. Kualiteti i kundërshtarëve është shumë i mirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe jam shumë i lumtur që lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Luajme me Laçin, Bylisin dhe Tiranën. Ne duam të marrim 6-7 pikë në këto tri ndeshje”.

MARRËDHËNIET – “Kam relata të mira me drejtuesit, por në fillim të punës time, jam unë komandat i skuadrës. Kam një grup të mirë dhe besoj te lojtarët e mi”, përfundoi Jonuz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!