“Te Fenerbahce për të shkuar në Euro 2024”, Bonucci: Gara Juve-Inter është si përballja Fener-Galata

schedule10:36 - 24 Janar, 2024

schedule 10:36 - 24 Janar, 2024

Një lojtari i madhi, si ai meriton një klub të madh. Mund të thuhet me plot gojën, se “veterani” italian i mbrojtjes Leonardo Bonucci është një nga mbrojtësit, më të mirë në historinë e futbollit dhe ky sezon, me shumë mundësi do të jetë i fundit i karrierës së tij, të paktën përsa i përket pjesës së të luajturit vetë në këtë sport.

Për ta mbyllur në mënyrë dinjitoze karrierën e tij, 17-vjeçare, Bonuçi vendosi të mos qëndrojë, te gjermanët e Union Berlin, që të cilët nuk i dhanë vëmendjen e duhur e për këtë aryse u transferua te “gjigantët” turq, të Fenerbahce, teksa për këta të fundit ka dhënë një intervistë këto ditë në faqen zyrtare të klubit, ku foli për ambiciet e tij për Kombëtaren italian, si dhe shprehu dëshirën për të qenë sërish në Kampionatin Evropian.

“Synimi im është të jem atje në Euro 2024. Kam pasur një takim me Spalletti-n para transferimit. Nuk është një turne i lehtë. Ka kombe të forta, por ne jemi kampionë. Ne do të mbrojmë titullin, dua të jem atje me kombëtaren dhe do të jap maksimumin kur të jem atje”,- u shpreh kampioni në fuqi i këtij kompeticioni.

Më tej 9 herë kampioni i Serie A foli edhe për garën e “ethshme” të titullit, në elitën e futbollit italian, ku e krahasoi garën mes “Bardhezinve” të Juventus e “Zikaltërve” të Inter, me atë të “gjigantëve” turq, të Fenerbahce e Galatasaray, teksa beson se dueli do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundin të këtij sezoni.

“Rivaliteti ndërmjet Inter dhe Juventus është i ngjashëm me atë midis Fenerbahce dhe Galatasarayt këtu. Kam takuar Calhanoglu. Ne folëm 2-3 muaj më parë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin. Juventusi mund të jetë pak më i avantazhuar sepse Inter luan edhe në Champions League, por besoj se ky duel do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit”, – u shpreh “veterani” italian. /i.m /abcnews.al