MALËSI E MADHE– Policia ka zbardhur një vjedhje të kryer më 5 dhjetor të vitit të shkuar në Malësi të Madhe. Një 25-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” hyri në një gjimnaz të zonës dhe prej andej mori disa pajisje kompjuterike.
Sipas policisë, i riu Ejllo Mitaj rezulton i përfshirë në një rast tjetër vjedhjeje në nja banesë në Grudë, ku ka hequr instalimet elektrike./ abcnews.al