E bija zbulon detaje nga dasma e Avni dhe Nina Mulës në Shkodër: Festa filloi që në anije

schedule10:38 - 24 Janar, 2024

schedule 10:38 - 24 Janar, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e artistëve të njohur, Avni dhe Nina Mula, Adelina ka zbuluar dhe momente të rëndësishme nga jeta e tyre.

Ndër të tjera, ajo është ndalur te martesa që prindërit bën në Shkodër pas asaj në Moskë. Madje, Adelina ka thënë se që atmosfera festive filloi që në anije, gjatë kohës që ata po ktheheshin në Shqipëri.

“Mami dhe babi janë martuar në Moskë. Ardhja e mamit për herë të parë në Shqipëri në ’57 dhe ishin të gjithë studentët në anije, se me anije erdhën. Natyrisht dhe kishin dal dhe disa për t’i pritur, edhe improvizuan ‘Sa bukur na paska dal nusja’, kënduan aty derisa zbriti. Pastaj në Shkodër ishte dhe tjetër. Te ato rrugët me kalldrëm se në atë kohë shtëpia e gjyshes ishte atje dhe derisa dolën te pjesa e Teatrit ‘Migjeni’ ku kanë jetuar dhe babi në rrugët me kalldrëm e mori hopa se mami ishte me taka të larta”, u shpreh Adelina./abcnews.al