Zyrtare/ Real Madrid rinovon kontratën me Eder Militao

schedule15:13 - 23 Janar, 2024

schedule 15:13 - 23 Janar, 2024

Real Madrid ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me qendërmbrojtësin brazilian, Eder Militao.

Edhe pse i dëmtuar për një kohë të gjatë, Militao mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Blancos”.

Paraqitjet e tij të para me klubin madrilen ishin tepër të mira, kështu që klubi ka menduar për një zgjatje kontrate. Brazilian ka rinovuar me klubin e bardhë deri në vitin 2028./h.ll/abcnews.al