Iu bashkuan ISIS në Siri, SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste

schedule11:27 - 23 Janar, 2024

schedule 11:27 - 23 Janar, 2024

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 7 vite burg për gratë xhihadiste. Këtë të martë SPAK dha pretencën për 5 nga të akuzuarat që udhëtuan  në Siri dhe iu bashkuan luftëtarëve shqiptarë për xhihad.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitojnë ulje me 1/3 e denimit nëse gjykata i gjen fajtore. Në të njëjtën kohë SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!