Veljko Dovedan, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport analizoi ndeshjen që Bylisi zhvilloi kundër Tiranës. Tekniku boshnjak vlerëson triumfin e marrë ndaj një ekipi si Tiranë, që pretendon titullin kampion.
“Kjo fitore ka rëndësi. Ne duam të marrim sa më shumë pikë dhe të renditemi më lart. I kemi të tëra mundësitë të shkojmë në kupat e Europës. Normalisht që me rikthimin e të dëmtuarve do të jemi më të fortë”.
“I kam kërkuar ekipit të ishte agresiv. Nuk e shoh fare kundërshtarin. Unë kërkoj në çdo ndeshje të behet presing lart”, tha Dovedan. /abcnews.al