Parandalohet një krim në familje në fshatin Rubjek të Maminasit. Policia njofton se një 35-vjeçar është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj babit dhe e kërcënoi atë se do e vriste me sëpatë dhe thikë.
Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit Eduart Hoxha, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.
Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të policisë kanë shkuar forcat e RENEA-s. Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij./abcnews.al