Tre persona janë arrestuar për tregtim e shpërndarje kokaine në Shijak. Mësohet se Albert Tikovina 46 vjec, dhe 2 vellezërit Glerian Hyseni e Julian Hyseni, kanë rënë në prangat policisë me një operacion të përbashkët me Prokurorinë e rrethit.
Sakaq, raportohet se arrestimi është realizuar pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale.
Burimet nga prokuroria thonë se tre te ndaluarit tregtonin kokainë të një cilësie të lartë. Gjithashtu, policia i ka sekuestruar edhe 20 mijë euro.
Ndërkohë, më 7 janar u arrestuan edhe 2 vëllezërit, Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla) me 1kg kokainë të cilësisë më të lartë. Tre personat e arrestuar blinin lëndën narkotike te dy vëllezërit Balla. Arrestimi në kuadër të operacionit “Pjeza”./abcnews.al