Valter Bami është liruar nga qelia. Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Bami u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës caktoi ndaj tij masën e “arrestit shtëpiak”.
Me argumentin se prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit, gjykata zëvendësoi masën e sigurisë nga ajo e “arrestit në burg” me “arrest shtepie”./abcnews.al