Moti i ashpër në SHBA/ Të paktën 40 të vdekur në disa shtete, 85 mijë shtëpi dhe biznese pa energji

schedule07:55 - 18 Janar, 2024

schedule 07:55 - 18 Janar, 2024

Të paktën 40 persona kanë vdekur në nëntë shtete amerikane që nga 12 janari. Vdekjet janë raportuar në Arkansas, Illinois, Kansas, Mississippi, Nju Jork, Oregon, Pensilvani, Tennessee dhe Wisconsin.

Sipas CNN, në Tennessee, 14 njerëz humbën jetën për shkak të motit të keq, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e menaxhimit të emergjencave, duke cituar Departamentin e Shëndetësisë të Shtetit.

Ndërsa një tjetër shofer kamioni vdiq mbrëmjen e së hënës kur humbi kontrollin e automjetit të tij në një autostradë Knoxville me borë dhe u përplas me një traktor-rimorkio. Pesë persona u vranë në Pensilvani kur furgoni i tyre doli jashtë kontrollit.

Moti i ashpër ka shkaktuar ndërprerje të shumta të energjisë elektrike, duke lënë më shumë se 85,000 shtëpi dhe biznese në Oregon pa energji në mëngjesin e së mërkurës.

Rrugët e akullta dhe pemët e rrëzuara dhe linjat e energjisë krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi që shkaktuan mbylljen e rrugëve të martën mbrëma dhe të mërkurën./abcnews.al