E mërkurë e “nxehtë” në merkato, Vllaznia, Kukësi e Egnatia prezantojnë afrimet e reja të janarit

schedule17:56 - 17 Janar, 2024

schedule 17:56 - 17 Janar, 2024

Me nisjen e merkatos së janarit, klubet e Superiores janë hedhur menjëherë në sulm për të përforcuar pikat kyçe të organikave të tyre, për t’u përmirësuar sa më shumë në kuadër të pjesës së mbetur të sezonit, ku disa klube luftojnë për mbijetën në elitën e futbollit shqiptar e disa të tjera luftojnë për të siguruar titullin kampion të këtij sezoni.

Kështu, këtë të mërkurë janë prezantuar edhe 3 afrime nga 3 klube të ndryshe, padyshim protagoniste të këtij sezoni. Të parët janë “Verilindorët” e Kukësit, që po kërkojnë me çdo kusht qëndrimin në mbijetesë e për këtë aryse kanë rikthyer në ekipin e tyre, anësorin e mbrojtjes, Redon Dragoshin, me 23-vjeçarin, që vetëm pak javë më parë ndërpreu kontratës me “Kuqeblutë” e Vllaznisë dhe tashmë ka veshur sërish fanellën e “Bluve”, fanellë të cilën, siç theksuam edhe më lart e ka veshur përgjatë sezoneve, 2020-2023.

Pas “Verilindorëve”, lëvizjen e radhës për këtë merkato dimri e prezantuan “Kuqeblutë” e Vllaznisë, me bordin e këtyre të fundit, që realizuan afrimin e parë për vitin 2024. Për teknikun, Qatip Osmani, tashmë do të ketë një vlerë tejet të shtuar në repartin defensiv, teksa lojtari i afruar është braziliani, 26-vjeçar, Andrey Yago. Më herët në karrierën e tij, braziliani ka luajtuar me skuadra si Fatima, në Portugali e Makedonija GP, në Maqedoninë e Veriut dhe tashmë do të shfaqë kualitetin e tij, në Kategorinë Superiore.

Aktiv në merkato, këtë të mërkurë kanë qenë edhe “Rrogozhinasit” e Egnatias, të cilët ndryshe nga dy skuadrat e lartpërmendura, mund të thuhet se kanë bërë një lëvizje, disi më të bujshme, teksa në radhët e tyre kanë afruar mbrojtësin 23-vjeçar, i prodhuar nga akademia e “gjigantëve” grekë, të Olympiacos, Rezart Rama. Ky i fundit vjen pas një “aventure” 2-vjeçare, në Kanada, aty ku ishte pjesë e skuadrës së Forge FC, me të cilët fitoi për 2 vite radhazi titullin kampion, ndërsa në herët në karrierën e tij është aktivizuar edhe me moshat e “gjigantëve” anglezë, të Nottingham Forest. /i.m /abcnews.al