Teknologjia nga zgjidhje shpesh është kthyer në problem.
Rreth 41% e grave dhe vajzave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar gjatë jetës së tyre një nga format e dhunës përmes teknologjisë. Afro 1/3 janë përballur me të në facebook dhe instagram.
Anët e errëta të digjitalizimit në vendet e rajonit i studio UN Women. Ndërsa pedagogia e Shkencave Sociale Elona Dhembo bazuar dhe në studime të tjera flet për rritje të fenomenit pas pandemisë.
Më së shumti dhuna ndaj grave përmes teknologjisë sipas studimit ushtrohet nga të panjohur. Në 32,1 % të rasteve vjen nga persona të afërt, partnerë, familjarë, miq, kolegë.
Vetë të rejat në Shqipëri tregojnë forma të kësaj dhune.
Në të gjitha format e saj dhuna ndaj grave përmes teknologjisë sipas UN Women ushtrohet për të njëjtat arsye: për ti mbajtur nën kontroll, margjinalizuar dhe kufizuar lirinë e tyre.
Sipas pedagoges së Shkencave Sociale dhuna online është reflektim i asaj offline.
“Shqetësuese është pjesa e fajsimit të viktimës. kjo është një pengesë shumë e madhe për raportim dhe kërkim ndihme. Ajo që u vu re, kishte hezitim për të kërkuar ndihmë, psh 70% e atyre që raportuam se kishin përjetuar dhunë apo përndjekje online nuk kishin kërkuar asnjë lloj ndihme. Pjesa tjetër kërkojnë ndihmë tek familja, miqtë e shumë pak tek institucionet.”
Sipas UN Women përparimet e shpejta në teknologji dhe keqpërdorimi i saj zhvillohen shumë më shpejt se aftësitë e aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile për t’iu kundërpërgjigjur në mënyrë efektive dhunës ndaj grave.
“Duhet seriozitet i madh të trajtimit të dhunës virtuale sëpse pasojat janë reale si dhuna që ndodh në kontekstin fizik.”