Analisti Martin Leka thotë se protestat në vend u nisën fillimisht për Zvërnecin, por më pas po artikulohen narrativa të tjera.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Leka u shpreh se SPAK duhet të zgjidhë problemin e tokave në Zvërnec.
Lela shtoi se investimet janë të rëndësishme, pasi sjellin të ardhura për vendin.
“U nis protesta, e cila u zhvillua ndaj faktit që u dha një protestues në Zvërnec, në mënyrë makabre. Më pas, humbi njeriu dhe u ngritën një sërë problemesh të tjera për Zvërnecin. Thuhet që Rama duhet të shkojë në burg dhe Berisha të shkojë në burg. nëse do shkonim me këtë narrativë, nuk e di si do zhvillohet procesi demokratik në Shqipëri. Projekt nuk ka, e thotë qeveria. Është tentativë për investim. problemi i ka kaluar drejtësisë, gangrena e kadasrës mbi procesin e tokës.
Qeveria duhet të kishte qenë shumë më transparente, lidhur me projektin. Nëse nuk do kishte ndodhur ai incidenti me atë protestuesin, nëse nuk do ishte rrethuar toka, ndoshta projekti do kishte vazhduar. Kemi shumën prej 4.5 miliardë euro investim, i cili është pa një projekt. Nëse nuk ka projekt, nga na doli kjo shifër. Më vjen mirë që është futur SPAK dhe të zgjidhë problemin e pronave”, theksoi ai./abcnews.al


