Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thellë ndaj Iranit

schedule22:22 - 9 Qershor, 2026

schedule 22:22 - 9 Qershor, 2026

Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, thotë se përpjekjet e Iranit për “të diktuar ekuacione do të dështojnë” dhe se Izraeli ka planifikuar një “goditje më të madhe dhe më të ashpër” ndaj regjimit.

“Përpjekja iraniane për të diktuar ekuacione dhe për të ndryshuar realitetin do të dështojë. Ne do të vazhdojmë të veprojmë dhe të thellojmë dëmin ndaj organizatës terroriste Hezbollah dhe të mbrojmë komunitetet në veri”, tha ai gjatë një vizite në një stërvitje ushtarake.

“IDF ka ruajtur dhe vazhdon të ruajë gatishmëri të menjëhershme dhe përgatitje për rikthim në luftime në Iran”, pohoi shefi i ushtrisë izraelite.



Duke iu referuar shkëmbimit të fundit të zjarrit mes Izraelit dhe Iranit, ai shton se “të gjitha sistemet tona mbrojtëse dhe ofensive ishin në gatishmëri dhe të përgatitura. Ne i kemi interceptuar kërcënimet e lëshuara ndaj nesh dhe kemi goditur Iranin shpejt dhe fuqishëm”.

Gjenerali thotë se “goditja që kemi kryer në Iran ishte përgatitje për një goditje shumë më të madhe dhe më të ashpër. Jemi të përgatitur të kthehemi dhe të japim një tjetër goditje të fortë dhe të thellë ndaj Iranit”.

Ndryshe, raportohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte miratuar një sulm më të thellë ndaj Iranit, por e ka anuluar atë nën presionin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!