Ngritja e SPAK dhe kryeprokurori, zv/Sekretari amerikan i Shtetit në zyrën e Gent Ibrahimit

schedule16:05 - 22 Tetor, 2019

schedule 16:05 - 22 Tetor, 2019

Zyrtarë amerikanë shkojnë në zyrën e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë një ditë pas dështimit të mbledhjes ku do diskutohej për ngritjen e prokurorisë së posaçme SPAK. Kryetari i KLP Gent Ibrahimi u takua me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Jorgan K. Andrews, të ngarkuarën me punë të ambasadës Leyla Moses Ones, si dhe një përfaqësues të OPDAT.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë  Gentian Ibrahimi është takua me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Jorgan K. Andrews zv/ambasadoren amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones si edhe përfaqësues nga OPDAT, një ditë pas shtyrjes së mbledhje ku do diskutohej për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Mbledhja e të hënës ishte kyçe sa i përket ngritjes së SPAK, por mbledhja dështoi pak minuta pasi kishte filluar për shkak të debateve të ashpra midis kreut të qeverisë së prokurorëve Gentian Ibrahimi dhe anëtarit Besnik Cani.

Gjatë takimit Kreu i KLP tha se Këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidateve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vettingun  me vendim të formës së prerë.

Nga ana tjetër Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Jorgan K. Andrews u shpreh se ata janë të vetëdijshëm për presionet që ka ndaj KLP, dhe se SHBA është e gatshme të japë mbështetjen e nevojshme për prokurorët e SPAK.  /ABC News Albania