Oklahoma City Thunder ka pasur një transfertë të hidhur në Los Angeles, pasi ka pësuar humbjen e dytë brenda 24 orëve.
Pasi fillimisht u mposhtën nga Lakers. OKC u përballë me Clippers dhe kanë pësuar humbjen me 11 pikë diferencë, pra 128-117.
Ka qenë një një paraqitje madhështore e Paul George që i ka dhënë fitoren Clippers, pasi ylli amerikan e mbylli neshjen me 37 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime. Te skuadra mike, më efikasi ishte Jalen Ëilliams me 25 pikë e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.
Fitore ka arritur të marrë edhe Philadelphia 76ers ndaj Denver me rezultatin 126-121 si dhe Phoenix Suns ndaj Sacramento Kings me rezultatin 119-117./h.ll/abcnews.al