“Il fumo”/ Tregtonte cigare puro kontrabandë dhe fshihte të ardhurat, pranga 32-vjeçarit në Tiranë

schedule09:25 - 16 Janar, 2024

schedule 09:25 - 16 Janar, 2024

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Il fumo”.

I riu u arrestua pasi tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni i finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës./abcnews.al