Felipe Anderson ka vendosur, aventura e tij te Lazio ka përfunduar dhe ai nuk do të rinovojë kontratën me klubin kryeqytetas, duke u larguar kështu nga Roma në qershor.
“Corriere dello Sport” shpjegon sesi braziliani ka vendosur tashmë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Fantazisti brazilian ka vendosur që të transferohet te Juventus, ku me klubin bardhezi ka një marrëveshje në parim./ h.ll/abcnews.al