Malësi e Madhe/ Ndezi zjarr në oborr për të djegur mbeturinat, 67 vjeçarja pëson djegie dhe përfundon në spital

schedule14:41 - 14 Janar, 2024

schedule 14:41 - 14 Janar, 2024

Një 67 vjeçare ka përfunduar në spital pasi u dogj nga një zjarr që ndezi në oborrin e shtëpisë në fshatin Tamarë të Malësisë së Madhe. Sipas policisë, e moshuara e kishte ndezur zjarrin për të djegur disa mbeturina në oborr por ata janë përhapur duke rrezikuar shtëpinë.

67 vjeçarja dyshohet se, në tentativë për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit, ka pësuar djegie të lehta. Si pasojë, shtetasja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!