VIDEO/ Broja titullar pa gol, Chelsea fiton minimalisht ndaj Fulham

schedule15:56 - 13 Janar, 2024

schedule 15:56 - 13 Janar, 2024

Ishte titullar, por nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës. “Bomberi” i Kombëtares sonë, Armando Broja e nisi që nga minuta e parë sfidën e kësaj të shtune, ndaj Fulham, sfidë e cila u fitua nga skuadra e Chelsea, me rezultatin minimal, 1 me 0, mirëpo goli i vetëm i sfidës nuk erdhi nga 22-vjeçari, nga Malësia e Madhe.

Goli i vetëm i sfidës, për “Blutë e Londrës” erdhi në fundin e pjesës së parë, ku në minutën e 4’-t shtesë arbitri akordon një 11-metërsh për vendasit, në “Stamford Bridge”, penallti, e cila ekzekutohet mrekullisht nga “fantazisti”, Cole Palmer, me 21-vjeçarin, që e çon në 9 numrin e golave të shënuar në këtë sezon të Premier League.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga teknikut, Maurizio Pochettino ngjitet në vendin e 8-të, teksa ka arritur të grumbullojë plot 31 pikë, po aq sa “Pulëbardhat” e Brighton dhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, ndërsa skuadra e Fulham mbetet në vendin e 13-të të tabelës, me 24 pikë, vetëm 1 pak se Bournemouth i një vendi më lart. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: