Atentati i dështuar në Tiranë/ Zamir Kalemi i pikasi autorët, targat e makinës së djegur rezultojnë të vjedhura

schedule09:53 - 13 Janar, 2024

schedule 09:53 - 13 Janar, 2024

TIRANË- Targat e automjetit tip Nissan qe u dogj mbrëmë në Berzhitë, rezultojnë të vjedhura ne Tiranë. Ndërkohe brenda makinës nuk janë gjetur gjurmë për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo prove.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku. Po verifikohet edhe automjeti tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit ndaj Zamir Kalemit.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur prej disa orësh dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim Zamir Kalemin derisa i kanë dalë paralel në zonën e Selitës ku edhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Sipas hetimeve, rezulton se Zamir Kalemi i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës./ n.m.abcnews.al