Publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit

schedule22:57 - 12 Janar, 2024

schedule 22:57 - 12 Janar, 2024

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi (KRZ) ka shpallur të premten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor 2023. Sipas rezultateve finale, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë i vetmi shqiptar që do mbajë një vend në kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka siguruar 13 mijë e 501 vota, apo 0.35 përqind, ndërkaq sipas rezultateve finale në zgjedhjet e Serbisë kanë marrë pjesë 3 815 000 veta me të drejtë vote. Siç raportojnë mediat serbe, gjithsej janë 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend:

Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk duhet të ndalet – 129 mandate
“Serbia kundër dhunës” – 65 mandate,
Ivica Daçiç – Kryeministër i Serbisë – 18 mandate,
Koalicioni “NADA” – 13 mandate,
Branimir Nestoroviç “Ne – zëri i popullit” – 13 mandate,
Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës – 6 mandate,
Usame Zukorlić – Të Bashkuar për Drejtësi – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – Boshnjakët e Sanxhakut, 2Tomislav Žigmanov – Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë – 2 mandate,
SDA Sanxhaka – Sulejman Ugljanin – 2 mandate,
Shaip Kamberi – 1 mandat,
Partia Ruse – 1 mandat.

/abcnews.al