Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në Tiranë/ Gjendet një makinë e djegur në Bërzhitë, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

schedule23:35 - 12 Janar, 2024

schedule 23:35 - 12 Janar, 2024

Zamir Kalemi mbeti i plagosur të premten nga të shtënat me armë  që u regjistruan te rrethi i Selitës në Tiranë. 35 vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Sakaq, siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, një makinë po digjet në Bërzhitë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!