Ekstremistët grekë pritet të shfrytëzojnë një vjetorin e eliminimit të Kostandinos Katsifas ndërkohë që qëllonte me breshëri ndaj policisë, për agjendën e tyre.
Ata kanë njoftuar futjen në Shqipëri më datë 26 tetor dhe zhvillimin e ceremonive përkujtimore për Katsifan, ekstremisti i eliminuar nga RENEA pasi sulmoi me armë policinë në Bularat të Gjirokastrës.
Nisur nga situata e krijuar, gazeta greke “ProtoThema” nxit ekstremistët greke për të ardhur në Shqipëri, ndërsa thekson se shqiptarët do të përpiqen të pengojnë futjen e tyre në Kakavijë.
“Ekstremistët shqiptarë bëjnë thirrje për protestë që të mos lejojnë futjen e grekëve për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Katsifas”, raporton gazeta greke.
Një javë më parë policia ndaloi një person që dyshohet se po ngrinte një memorial në nder të ekstremistit që sulmoi me kallashnikov forcat e rendit në Shqipëri. /abcnews.al