Ju duhet ta vizitoni këtë fshat të paktën një herë në jetë. Pak mbi gjirin e Milne në Hvar të Kroacisë, në një grykë shkëmbore dhe njihet me emrin Malo Grablje. Fshati i braktisur ndodhet në verilindje të shkëmbinjve të thepisur të Motokit, në shpatet drejt rrugës së vjetër nga qyteti i Hvarit në Veli Grablje.
Ullishtat dhe vreshtat përreth japin një ide se si dukej dikur jeta në fshatin tashmë të shkretë.
Shtëpi prej guri pa dyer dhe dritare që përzihen me natyrën, një mulli që pret të zbulohet, një hambar dhe një kishë krijojnë sfondin e përsosur të filmit. Mulliri i përbashkët i ullirit me dy rrota është ndërtuar në vitin 1884. Në “ndërtesën e shërbimeve” të përmirësuara kishte një kooperativë, dhe më pas një apartament për një mësues, dritarja e të cilit në katin e dytë shërben ende si një kujtesë e disa kohërave të lashta.
Sot në Mali Grablje mund të shihni vetëm disa entuziastë të jogës që vijnë për të praktikuar para kishës së St. Teodora ose ndaloni tek taverna Stori Komin, por vetëm në sezon. Aty hahet oktapodi dhe qengji i pjekur në skarë, mundësisht me verë vendase.
Mos u shqetësoni me menunë, por lëreni veten në duart e mikpritësve që do t’ju rekomandojnë se çfarë të hani.
Që kur New York Times publikoi një histori për Tavernën Stor Komin, amerikanë dhe turistë nga e gjithë bota kanë ardhur për të parë nëse ia vlen t’i kushtohet vëmendje këtij vendi pothuajse të harruar./abcnews.al