Opozita vijoi bojkotin e organeve të Kuvendit, por në Konferencë të Kryetarëve dërgoi këtë të hënë Jorida Tabakun, për t’i kujtuar Edi Ramës se reforma zgjedhore duhet miratuar me konsesus dhe jo me votat individuale.
Për të tejkaluar krizën parlamentare, Tabaku, në cilësinë e kryetares së komisionit të Integrimit, i ka kërkuar Lindita Nikollës të nisë një negociatë me Gazment Bardhin dhe Bledar Cucin.
Kuvendi miratoi Udhërrëfyesin, dhe mori përsipër që të miratojë brenda këtij viti reformën zgjedhore e po ashtu të zgjedhë një avokat të ri populli. Angazhimi i socialistëve kërkon edhe dakordësi, qoftë edhe të pjesshme të disa opozitarëve, për të siguruar 84 votat./abcnews.al