Deputeti i Partisë Socialiste, Etien Xhafaj ka deklaruar se Reforma Zgjedhore ka mbetur peng i opozitës.
Në një lidhje me Skype me “Special Report”, ai ka thënë se ka një nevojë për të bashkëpunuar, por jo me kushte, sepse në rast se opozita nuk pranon nuk mund të kemi një sistem të ri.
Ndër të tjera, Xhafaj ka theksuar se mazhoranca ka ezauruar të gjitha përpjekjet për konsensus.
“Ne nuk e kemi parë ende nëse janë nga të treja palët. Megjithatë, janë disa dokumenta që duhen marrë për bazë. I pari është raporti i OSBE/ODIHR dhe sigurisht që të dytat janë të gjitha raportet e tjera të institucioneve ndërkombëtare. Sa i përket zgjedhjeve të fundit, duke kaluar në radhë të parë atë që ka qene vendimi i Gjykatës Kushtetuese në sistemin zgjedhor. Këto janë gjëra që duhen adresuar për një Shqipëri që po shikon një dritare të re drejt asociimit te Bashkimi Europian. Rrjedhimisht, janë gjëra që duhen adresuar me një prioritet absolut, pavarësisht agjendave politike lokale te secilës palë, nga opozita apo palë tjetër politike. Duhet të kishte një vullnet që shkon përtej këtyre ndarjeve, përtej historive të vulave apo foltoreve, apo problematikat që mund të ketë pala përballë për të patur një produkt. Në qoftë se nuk ka një vullnet të tillë, sigurisht që ka një mundësi për të ndjekur ato që kanë sugjerimet e atyre institucioneve shumë të nderuara për të ecur përpara dhe për të hyrë në zgjedhjet e reja. Për ndryshe çfarë do të ndodhte? Ne do të mbeteshim peng sepse nuk mund të hyjmë në zgjedhje me sistemin e vjetër, nga vendimi i Gjykatës Kushtetuse dhe nuk mund të kemi një sistem të ri në qoftë se nuk bashkëpunon opozita”./abcnews.al

