Socialistët miratojnë buxhetin e Bashkisë së Vlorës

schedule14:16 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 14:16 - 28 Dhjetor, 2017

Me 30 vota pro të këshilltarëve socialistë u miratua sot buxheti prej 16 miliardë lekësh në Bashkinë e Vlorës. Në këtë votim këshilltarët demokratë votuan kundër, kurse e vetmja përfaqësuese e LSI në sallë abstenoi. Këshilltarët e tjerë të LSI nuk morën fare pjese në mbledhje. Bashkia e Vlorës për 2018 ka shpallur si prioritet investimet në infrastrukturë, kryesisht në ato investime të nisura një vit më parë. Nga 44 këshilltarë bashkiakë në sallë kanë qenë vetëm 38./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!