Mungon vetëm firma, Borussia Dortmund huazon “tulipanin” e Chelsea

schedule13:36 - 9 Janar, 2024

schedule 13:36 - 9 Janar, 2024

Te “Blutë” e Chelsea konsiderohet si një lojtar me të ardhmen të madhe, mirëpo pavarësisht talentit të madh që posedon ende nuk e ka arritur pjekurinë e duhur, për të qenë një lojtar stabël në formacionin titullar, të teknikut, Maruizio Pochettino e për këtë aryse, “Londinezët” kanë vendosur ta huazojnë në një ekip, ku mund t’i ofrojnë shumë më shumë minuta.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin holandez, Ian Maatsen, i cili është i aftë të luajë në të gjitha pozicionet e mundshme në krahun e majtë të fushës dhe tashmë talentin e tij mund ta tregojë në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga, aty ku do të huazohet te “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, deri në fundin e këtij sezoni dhe pritet që këtë të martë të vijë dhe firma përfundimtare.

Para huazimit, Maatsen ka nënshkruar edhe kontratën e tij të re me “Blutë” e Chelsea, kontratë e cila tashmë skadon në vitin 2027, duke vënë edhe një herë në dukje, besimin e madh, që “Blutë e Londrës” kanë në potencialin e “tulipanit” holandez, në të cilin shpresohet që pas huazimit, te Borussia, të jetë i gatshëm për formacionin titullar në “Stamford Bridge”.

Ndërkaq, në Dortmund, Maatsen mund të shërbejë edhe si zëvendësues i anësori algjerian, Ramy Bensebaini, i cili deri më tani i ka bindur të gjithë në “Signal Iduna Park”, me performancat e tij, mirëpo me afrimin e holandezit, ish-“ylli” i Monchengladbach pritet të ketë në “rival” serioz për pozicionin e titullarit. /i.m /abcnews.al