Plagos me thikë të riun, arrestohet 17 vjeçari në Vlorë

schedule12:24 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 12:24 - 28 Dhjetor, 2017

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar pasi ka plagosur me thikë për motive të dobëta një tjetër person në lagjen ”Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Sipas policisë i arrestuari me iniciale S.S., 17 vjeç, ka debatuar dhe është konfrontuar për motive të dobëta me shtetasin D.Sh., 23 vjeç, duke e goditur këtë të fundit tre herë me thikë.

Shtetasi D.Sh., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj 17-vjeçarit, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal./abcnews.al