Rudina Hajdari: E turpshme çfarë po ndodh, Alvini të kthehet urgjent nga Siria

schedule14:49 - 21 Tetor, 2019

schedule 14:49 - 21 Tetor, 2019

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur përmes një postimi në Facebook se i ka kërkuar informacion ministrit në detyrë Gent Cakaj në lidhje me 11 vjeçarin shqiptar Alvin Berisha, i cili gjendet në kampet e Sirisë.

Hajdari shprehet se është e turpshme kjo që po ndodh dhe se 11 vjeçari duhet të kthehet menjëherë në Shqipëri.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet
e Sirisë.

Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!