Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian

schedule08:56 - 7 Janar, 2024

schedule 08:56 - 7 Janar, 2024

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor dhe nëse zgjidhet do të largohet nga posti i tij në mes të korrikut, tha ai në një intervistë të botuar në gazetën De Standaard.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet europiane të vitit 2024”, tha Michel.

Michel, ish -kryeministër i Belgjikës, është president  Këshillit Europian, i cili përfshin drejtuesit e 27 Shteteve Anëtare të BE –së, që nga viti 2019.

Është hera e parë që një president i Këshillit do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare europiane. Ndërsa vendimi i Michel është ligjërisht i favorshëm, vendos presion mbi liderët europianë.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët europianë janë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe më pas sërish në 27-28 qershor.

Michel nuk specifikoi nëse vendimi i tij për të kandiduar për një vend në Parlament do të thotë se ishte i interesuar për poste të tjera kryesore, të tilla si kandidati kryesor për liberalët eropianë, kampi i tretë politik më i madh i bllokut, për presidencën e Komisionit Evuropian. ose nëse ai dëshiron të pasojë Didier Reynders, si komisioner i BE-së i Belgjikës.

/abcnews.al