Arrestimi dhe dhuna ndaj politikanit serb/ Duriqi: Vuçiç shpall “non grata” këdo që tenton të krijojë raporte të mira me shqiptarët

schedule16:22 - 6 Janar, 2024

schedule 16:22 - 6 Janar, 2024

Gazetari investigativ, Visar Duriqi thotë se nuk është herë e parë që politikani serb Nikola Sandoluviç është dhunuar, teksa ky i fundit, pak ditë më parë vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Kosovë duke kërkuar edhe falje për krimet e luftës nga Serbia.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Duriqi u shpreh se kushdo që tenton të krijojë raporte të mira me shqiptarët e Kosovës, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, është person “non grata”, i cili ose duhet të rrihet, ose duhet të largohet nga Serbia.

Sipas Duriqit, Serbia është shtet fashist dhe asgjë nuk është normale në këtë shtet.

“Sanduloviç, mund të jetë hera e dytë apo e tretë që sulmohet kështu, nuk është hera e parë. Vizita e tij ka provokuar edhe qytetarët serbë. Në Serbi, kemi vënë re që kushdo që del si opozitë e Vuçiçit dhe tenton të krijojë raporte të mira me shqiptarët e Kosovës, ose do të rrihet, ose duhet të braktisë vendin. Kushdo që në Serbi tenton të ndërtojë raporte normale me shqiptarët e Kosovës, për Vuçiçin është person non grata që ose duhet të rrihet, ose të largohet nga Serbia. Ka edhe politikanë që janë shprehur se duhet të ketë pajtim me shqiptarët e Kosoves. Duhet të kemi parasysh, jemi shqiptarë, nuk dua të bëhem patriot, por Serbia është një shtet fashist. Gjithçka në Serbi nuk është normale”, theksoi ai./abcnews.al