Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u përfshi në një aksident të premten. Mësohet se i riu po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, kur është përplasur me një tjetër mjet.
Për pasojë mbetën të lënduar shoferi dhe pasagjerja që ndodheshin në mjetin që u përplas. Sakaëq, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al