Hetimet për vetëvrasjen në Durrës, merren në pyetje koleget e 41-vjeçares, kushërira e dyshuar për hapjen e llogarisë së “Tik Tok”

schedule18:14 - 5 Janar, 2024

schedule 18:14 - 5 Janar, 2024

Hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares në Durrës janë në vijim.

Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC”, se e dyshuar për hapjen e llogarisë në “Tik Tok” që denigronte figurën e 41-vjeçares është kushërira e viktimës e cila jetonte në Itali.

“Gjithçka ka nisur në dhjetorin e vitit 2022. Gruaja bashkë me bashkëshortin ka bërë denoncim në polici. Familjarët dyshojnë se adresa false ishte hapur nga kushërira e viktimës. Është arritur të bien në gjurmës e kushërirës, por për shkak se ajo jetonte jashtë ishte e pamundur që kjo llogari në “Tik Tok” ta hiqnin. Këtu ngecën edhe hetimet dhe u ndërprenë aty”, raportoi gazetari Leonidha Musai.

/abcnews.al/