U transferua me shumë bujë në Premier League, mirëpo nuk arriti të shkëlqente, siç bëri në La Liga. Anësori spanjoll i mbrojtjes, Sergio Reguilon do të rikthehet te skuadra e Tottenham, pasi dështoi të kthehej në një protagonist te “Djajtë e Kuq” të Manchester United, te të cilët qëndroi i huazuar për 4 muajt e parë të këtij sezoni.
Mbrojtësi spanjoll ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me “Djajtë e Kuq” dhe ato në pjesën më të madhe nuk i ka luajtur të plota, duke bërë kështu që bordi i Tottenham ta rikthejë lojtarin, në shërbimet e teknikut Ange Postecoglou.
Megjithatë edhe te Tottenham pritet që vendi i titullarit të jetë një mision “i pamundur” për spanjollit, pasi në rolin e tij te skuadra e Spurs luan italian, Destiny Udogie, i cili ka shkëlqyer deri në këtë pikë të sezonit me “Londinezët”. /i.m /abcnews.al