Shkoi në spital me temperaturë të lartë, vdes foshnja 15-muajshe shqiptare në Greqi

schedule12:00 - 4 Janar, 2024

schedule 12:00 - 4 Janar, 2024

Një foshnje 15-muajshe shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida, Greqi. Vogëlushi është dërguar me temperaturë të lartë në Klinikën e Pediatrisë në orët e vona të natës, rreth orës 23:00 dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

Mediat greke raportojnë se ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e foshnjës 15-muajshe, ka zbuluar se shkak i vdekjes së foshnjes është një infeksion i rëndë respirator, ndërsa rezultatet e analizave histologjike priten në vijim.

Autoritetet greke janë duke hetuar pretendimet e familjarëve të foshnjes të cilët thonë se ai shkoi në spital edhe dy herë të tjera, por mjekët vendosën që djali i vogël nuk kishte nevojë për shtrimin në spital dhe kështu ai u kthye në shtëpi.

/abcnews.al