Plan masash për menaxhimin e trafikut, Qibini: Të fokusuar në disa nyje të qarkullimit rrugor

schedule23:30 - 3 Janar, 2024

schedule 23:30 - 3 Janar, 2024

Në një intervistë në “Ora e Fundit”, në “ABCNews” shefi i Qarkullimit Rrugor, Besmir Qibini u shpreh se janë marrë masa shtesë për të parandaluar dhe menaxhuar trafikun në kryeqytet.

Ai u shpreh se në festat e fundvitit u morën një sërë masash dhe se në Tiranë nuk pati ngjarje rrugore.

Gjithashtu theksoi se për shoferët që kryejnë manovra të çuditshme është bërë edhe testi i drogës.

Sa i përket garave të shpejtësisë në akset rrugore, Qibini sqaroi se në Tiranë gara masive nuk ka, por janë gara individuale që nëpërmjet raportimeve konstatohen dhe ndëshkohen.

“Kemi angazhuar shumë patrulla policie. Në zonën e qendrës kemi angazhuar më shumë shërbime patrulla këmbësore ose me motomjet, po ashtu edhe në akse inter-urbane. Të gjitha mjetet kanë qenë me sisteme pamore gjatë orëve të mbrëmjes apo të mëngjesit. Për fat të mirë nuk kemi pasur ngjarje rrugore në këto akse. Orari i mëngjesit në kryeqytet është i ngarkuar me trafik. Kryesisht trafiku i rënduar është në Unazën e Madhe, po ashtu edhe në zonën e rrugës Sami Frashëri, në Sheshin Willson. Në të gjitha këto akse krijohet mundësia për ta lehtësuar trafikun”, tha ai.

/abcnews.al/