Fundjavë për t’u harruar për tifozët e Freiburg. Skuadra e zemrës humbi 2-0 në kryeqytet përballë Unionit të Berlinit, me dy gola të pësuar në fillim e fund të ndeshjes.
Ekipi i Amir Abrashit, i cili u aktivizua si titullar për t’u zëvendësuar në pushim, ka bërë një nisje shumë të mirë të kampionatit, por dje nuk ia doli të fitonte e të qëndronte afër kreut.
Tifozët miq morën rrugën e kthimit të trishtuar nga humbja, teksa u përballen me një situatë të frikshme. Një zjarr ka rënë në një prej trenave me të cilin udhëtonin ata. Frika ka qenë e madhe dhe tifozët janë përfshirë nga paniku.
Për fat të gjithë të gjithë ja kanë hedhur paq. Vetëm tre tifozë të Freiburgut kanë pësuar disa djegie, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al