VIDEO/ Kundërsulm vrastar, Saka i jep avantazhin “Topçinjve” në “Craven Cottage”

schedule15:07 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 15:07 - 31 Dhjetor, 2023

“Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta e kanë nisur me vrull përballjen e fundit të këtij viti kalendarik, në Premier League, teksa kanë arritur të marrin të parët avantazhin, në transfertën e “Craven Cottage”, ndaj skuadrës së Fulham.

Një kundërsulm vrastar i injicuar nga “fantazisti” brazilian, Gabriel Martinelli përfundon me pak “fat”, në rrjetën kundërshtare, teksa një goditje potente e brazilianit pritet fillimisht nga Bern Leno, por më pas përfundon në këmbët e Bukayo Saka, me “pistonin” anglez, që nuk gabon me rrjetën e boshatisur. Rezultati shkon në 0 me 1.  /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: