VIDEO/ Tottenham zhbllokon sfidën, Pape Sarr fillon festën e djemve të Postecoglou

schedule15:16 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 15:16 - 31 Dhjetor, 2023

Vetëm 9′ minuta u kanë mjaftuar vendasve të Spurs, për të zhbllokuar sfidën ndaj “Qershive” të Bournemouth, përballje kjo e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Një top i rrëmbyer bukur nga Lo Celso në mesin e fushës i pasuar më pas me elegancë nga argjentanis, përfundon në këmbët e senegalezit, Pape Matar Sarr, me 21-vjeçarin, i cili para portierit kundërshtar nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: