Klasikja United-Liverpool, sa shumë surpriza në formacion

schedule16:48 - 20 Tetor, 2019

schedule 16:48 - 20 Tetor, 2019

Janë publikuar formacionet e sfidës mes Manchester United dhe Liverpool, që do të luhet në orën 17:30 në “Old Trafford”. Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet e tyre dhe ka shumë surpriza. David de Gea ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë javës, por Solskjaer ka vendosur ta aktivizojë titullar portierin spanjoll.

Në mbrojtje, është rikthyer Lindelof, ndërsa i riu Tuanzebe është spostuar në mesfushë. Rashford do të jetë në majë të sulmit, i mbështetur nga James dhe Pereira. Ndërsa në formacionin e Liverpoolit, nuk ka shumë ndryshime na sfidat e kaluara.

Alisson është rikthyer nga dëmtimi dhe do të jetë titullar për këtë sfidë, ndërsa Van Dijk-Matip do të jenë në qendër të mbrojtjes. Sulmi ka ndryshime, pasi Salah nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Në vend të tij, do të luajë Divock Origi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!