Sulmi ukrainas në Rusi, shkon në 22 numri i të vdekurve

schedule09:00 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 09:00 - 31 Dhjetor, 2023

Numri i personave që humbën jetën në qytetin rus Belgorod nga sulmi i djeshëm, për të cilin Moska fajësoi drejtpërdrejt Ukrainën, është rritur në 22. Mes të vdekurve janë edhe tre fëmijë. Gjthashtu janw plagosur edhe 109 persona.

Gladkov theksoi se 30 ndërtesa banimi u dëmtuan në sulm, si dhe shtëpi dhe makina.

Kievi ende nuk ka reaguar ndaj akuzave ruse.

Disa orë pas sulmit në Belgorod, forcat ruse bombarduan qytetin ukrainas të Kharkiv me raketa dhe drone, duke plagosur të paktën 22 persona dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!