Rreth 24 orë pas sulmit me raketa në Belgorod të Rusisë, i cili rezultoi me një të vdekur, ukrainasit kanë goditur sërish. Në mëngjesin e së shtunës, 30 dhjetor, Ukraina nisi një sërë sulmesh, duke goditur qendrën e Belgorod, me Moskën që fajësoi ushtrinë ukrainase.
???? Ukrainian formations have once again fired at Belgorod. Unlike the night shelling, this time the air defenses were unable to completely repel the attack. pic.twitter.com/VhjneBhTnU
— Тоби айоделе -Tboy???? (@TobiAyodele) December 30, 2023
Në fakt, kreu i rajonit Vyacheslav Gladkov tha se dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve.
“Forcat e armatosura të Ukrainës bombarduan qendrën e Belgorod. Sipas informacioneve të para, dy fëmijë kanë vdekur dhe raportohet gjithashtu edhe për të plagosur”,tha Gladkov në një mesazh në Telegram.
/abcnews.al

