Afrika e Jugut ka nisur procedurat kundër Izraelit për gjenocid ndaj palestinezëve, duke e çuar përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organit më të lartë gjyqësor të Kombeve të Bashkuara.
Kombi afrikan gjithashtu kërkoi nga ky institucion që të urdhërojë shtetin hebre që të ndalojë sulmet e tij.
Afrika e Jugut pretendon se veprimet e Izraelit janë gjenocidale”, duke pasur parasysh se ato u ndërmorën me qëllimin “për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez”.
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me seli në Hagë të Holandës, i kërkohet të nxjerrë një masë të përkohshme që urdhëron Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake në Gaza.
Afrika e Jugut mund të inicojë këtë procedurë në bazë të Konventës së Gjenocidit, sepse si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut janë nënshkrues të kësaj konvente.
Izraeli, në përgjigjen e tij, këmbënguli se po lufton kundër Hamasit dhe jo popullit të Gazës.
/abcnews.al