Për të mos lejuar abuzimet që në prag të festës së ndërrimit të viteve janë të shpeshta institucionet në Lezhë që kanë shtuar kontrollet në terren.
Monitorimet janë fokusuar së tepërmi në tregje e dyqane.
Inspektorët e zyrës së mbrojtjes së konsumatorit kontrollojnë thuajse çdo produkt duke parë skadencën por edhe çmimet.
Në rast se shkeljet janë të përsëritura bizneset gjobiten.
Kontrollet e institucioneve që në këtë periudhë të vitit janë të shtuara do të vijonjs edhe në ditët e mbetura të dhjetorit.