Hakan Calhanoglu i është betuar dashurisë së Interit dhe jo vetëm me rinovimin e nënshkruar në korrik 2023. Marrëveshja që ai ka nënshkruar me zikaltërit deri në vitin 2027, si çdo kontratë tjetër në botën e futbollit, vlen deri në një pikë, por turku është duke demonstruar lidhjen e tij me ngjyrat e zikaltërve dhe projektit taktik të Inzaghit, ku ai është pika kyçe.
Në sfond qëndron një ofertë e bujshme nga Al Hilal, plot 18 milionë euro në sezon për talentin turk, trefishi i pagës aktuale që ai merr tek Interi.
Nuk ka pasur nevojë shumë të mendohet, pasi Calhanoglu e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, duke u shpallur kështu një zikaltër përjetë./ h.ll/abcnews.al